Fillon grumbullimi i grurit në fabrikën e miellit “Hasi”

Fermerët e grurit i janë drejtuar pikës së grumbllimit. Gruri i mbledhur nga të gjitha fushat e komunës së Gjakovës po dërgohet në fabrikën e miellit “Hasi” në fshatin Korenicë. Qëndrim Dervishaj na tha se jo vetëm fermerë nga Gjakova por nga i tërë rrafshi i Dukagjinit e sjellin grurin këtu. Por këtë vit rendimenti nuk është i kënaqshëm.

Këtë vit një fermer ka thyer rekord. Ai ka sjellë 11 mijë e 500 kilogramë grur për hektarë.

Të ngrohtit e ditëve të fundit ka bërë që për disa rajone të Gjakovës gruri të jetë i kualitetit të lartë. Në mesin e fermerëve që çdo vit e sjellë grurin këtu është edhe Valmir Musa nga fshati Bec i cili tha se është i kënaqur me atë që ka korrur e edhe me punën që bëhet këtu.

Shndërrimi i grurit në miell këtu bëhet përmes këtyre  paisjeve nga të cilat varet e gjithë puna. I gjithë ky proces është i programuar në secilën prej paisjeve të cilat kanë funksionet e veçanta sipas standardeve më të larta që i kërkon kjo industri. Por Qëndrimi tha se dinamika e punës është shtuar dhe se ju nevojiten përsëri paisje të tjera.

Fermerët kanë mundësinë që grurin e tyre ta këmbejnë me produkte të tjera të miellit apo ta shesin atë duke mos humbur asgjë. Kjo fabrikë e ndërtuar në vitin 1983 që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme nuk është ndalur asnjëherë së funksionuari. Traditën mbi 40 vjeçare familja Dervishaj po e vazhdon me shumë përkushtim.

Read Previous

Sulm në Somali, vriten 8 persona

Read Next

Zjarre të mëdha në perëndim të Amerikës