Zyrtarisht sot ka filluar afati i dytë i regjistrimit të nxënësve për klasët e dhjeta në vitin e ri shkollor 2021-2022. Kësaj radhe në të gjitha shkollat e mesme profesionale dhe në gjimnaz, numri i vendeve të lira është i limituar sepse në afatin e parë janë plotësuar vendet në shumë drejtime.
Ndërkaq në gjimnazin ‘Hajdar Dushi” në shkencat natyrore ka 126 vende të lira, kurse te shkencat shoqërore 81 vende të tjera.
Profesorët presin që nxënësit që nuk janë regjistruar ende, të shfrytëzojnë kohën e aplikimit duke u përpjekur që të zgjedhin drejtimet që ju ofrojnë atyre punësim në tregun e punës.
Nga menaxherët e shkollave të lartëpërmendura krahas punës me regjistrimin e nxënësve u tha se janë duke punuar maksimalisht edhe në përgatitjen e objekteve shkollore dhe dezinfektimin e të gjitha hapësirave, që gjithçka të filloi mbarë.