Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se vaksinimi masiv do të fillojë me datë 15 qershor në të gjitha qytetet e Kosovës. Në Gjakovë në sallën e edukatës fizike të shkollës “Fehmi Agani” janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe vaksinimi ka filluar. Për të parë nga afër procesin e vaksinimit në këtë qendër ishte edhe Drejtoresha e Shëndetësisë Afërdita Shllaku e cila tha se nga fillimi i vaksinimit e deri më sot janë vaksinuar mbi 6 mijë qytetarë në Gjakovë.
Makfirete Berisha kryeinfermiere në qendër të vaksinimit tha se procesi po shkon sipas planifikimit dhe vaksinimi do të bëhet në dy ndërrime.
Qytetarët po e vlerësojnë mirë punën e ekipeve që po punojnë për vaksinim.
Që procesi i vaksinimi të shkojë pa ndonjë incident dhe që të mos shkaktohet tollovi nga qytetarët në ndihmë ekipeve mjekësore po u del në edhe policia e Kosovës. Përveç kontributit në mbajtjen e rendit dhe distancës poashtu po përkujdeset në ofrimin e sigurisë.