Filloi publikimi i formularëve të rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e kopjeve të skanuara të Formularëve të Rezultateve të subjekteve politike të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale, të cilat u mbajtën më 17 tetor.

Sipas procedurave, këta formularë skanohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve dhe pastaj ngarkohen në ueb faqe të KQZ-së.

Ky publikim është në proces dhe deri më tani janë publikuar formularët e rezultateve nga disa komuna, derisa do të vazhdohet me publikimin sapo të njëjtit të jenë të gatshëm.

Publikimi i këtyre formularëve nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare, por kjo bëhet me qëllim të rritjes së transparencës dhe që të gjithë kandidatët të mund të shohin formularët e plotësuar në vendvotime.

Formularët mund t’i shihni në këtë LINK.

Read Previous

Pacolli padit Haraqinë për shpifje dhe fyerje, ia kërkon 120 mijë euro kompensim dëmi

Read Next

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës