Fillimi i vitit me më pak raste pozitive në spitalin e Gjakovës (VIDEO)

Viti 2020 mund të cilësohet si vit i mantelbardhëve pas sfidave nga pandemia. E fillimi i vitit 2021 është i qetë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.Këtë e bëri të ditur edhe drejtori i këtij institucioni Hilmi Shala:

“Mund ta konsiderojmë një vikend të qetë pavarësisht vrullit të festave gjithsej me 20 raste pozitive derisa të testuarit të tjerë kanë rezultuar negativ.”

Ndërsa sa i përket furnizimit me oksigjen situata qëndron mirë por shqetësuese për pacientët mbetet mungesa e disa medikameneteve elementare.
“Ka një muaj që jemi stabilizuar, furnizimi me oksigjen ndodh dy herë në ditë, kemi mungesë të produkteve që shpesh qytetarët detyrohen t’i sigurojnë vet por kryesisht qëndrojmë mirë”

Apeli vazhdon të jetë i njëjtë për qytetarët që të respektojnë masat në mënyrë që të mbrojnë veten, familjen që të mos mbingarkojnë spitalet theksoi tutje Shala.

Read Previous

Gjakova shndrit për fundvit (VIDEO)

Read Next

A duhet të jetë Vjosa Osmani Presidente? (VIDEO)