Rusia ka nisur një sulm ushtarak në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, fqinjit të saj jugor, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.
Në media për sulme në infrastrukturën ushtarake ukrainase në të gjithë vendin. Fillimi i këtyre sulmeve ka trazuar edhe vendet e tjera në Evropë. Këto sulme janë kritikuar ashpër edhe nga krerët shtetëror të Kosovës.
Ndërkaq qytetarët e komunës së Gjakovës thonë se kjo u kujton atyre luftën e fundit në Kosovë dhe i ka rikthyer vite pas.
Në anën tjetër, sulmet ajrore dhe granatimet nga ana e ushtrisë ruse po vazhdojnë në qytetet e Ukrainës, ku qytetarët janë strehuar nëpër objekte të ndryshme duke i improvizuar si bunkerë.