Fillimi i shkatërrimit tonë ishte kur filluam të shkatërrojmë dijet e lashtësisë

Timgadi, qyteti i groposur: u ndërtua 2000 vite më parë nga Perandori Romak Trajan, me një planimetri të rregullt që shumë qytete nuk e kanë as sot. Eksploruesi i paepur nuk u beson dot syve. Atje, pjesërisht i groposur nën rërën e rajonit shkretinor të Algjerisë, qëndron një hark triumfi romak. Kur skocezi Xhejms Brus bëri këtë zbulim më 1765, nuk e kuptoi se po rrinte pikërisht mbi gërmadhat e vendbanimit më të madh romak të ndërtuar ndonjëherë në Afrikën Veriore—në qytetin e lashtë të Thamugadit, tani Timgadi.

Pasi perandori Trajan themeloi qytetin në vitin 100 të e.s., hasën rezistencë të egër nga disa fise nomade. Si të vendosnin marrëdhënie paqësore me vendësit? Zyrtarisht, romakët e themeluan Timgadin për veteranët në pension, mirëpo qëllimi i vërtetë ishte të dobësonin rezistencën e fiseve vendëse. Plani pati sukses. Shpejt, jeta e rehatshme në Timgad nisi t’ua bënte me sy vendësve që vinin në qytet për të shitur mallra. Me shpresën që t’i pranonin në Timgad, ku lejohej të jetonin vetëm qytetarë romakë, shumë vendalinj hynë vullnetarisht në Legjionin Romak për një periudhë 25-vjeçare, që të fitonin qytetarinë romake për vete dhe djemtë e tyre.Të pakënaqur vetëm me qytetarinë romake, disa afrikanë dalëngadalë zunë madje edhe poste të larta në Timgad a në qytete të tjera koloniale. Plani dinak i romakëve për të asimiluar vendësit pati kaq shumë sukses sa, vetëm gjysmë shekulli pas themelimit të tij, Timgadi banohej kryesisht nga afrikano-veriorët./Syri

Read Previous

Gazetari gjerman nxit debat,“Hapja e ambasadës në Jerusalem në këmbim të vaksinave?”

Read Next

​Ministria e Shëndetësisë zvarrit vaksinimin e mjekëve të Kosovës në Kukës