Filharmonia e Kosovës përmbyll me sukses Chopin Piano Fest 2026

Filharmonia e Kosovës ka përmbyllur edicionin e sivjetmë të Chopin Piano Fest 2026 me një koncert të jashtëzakonshëm, duke i dhuruar publikut një mbrëmje të veçantë artistike.

Në qendër të programit ishte pianisti dhe kompozitori i njohur turk, Fazıl Say, i cili interpretoi veprën e tij “Mother Earth” së bashku me Filharmoninë e Kosovës, nën dirigjimin e maestro Aurélien Azan Zielinski. Interpretimi u prit me ovacione të gjata nga publiku, duke shënuar një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes.

Vepra “Mother Earth”, e cila trajton raportin e njeriut me natyrën dhe planetin, u soll me intensitet artistik dhe ndjeshmëri të veçantë, duke marrë vlerësime të larta nga të pranishmit.

Në pjesën e dytë të koncertit, Filharmonia e Kosovës interpretoi me sukses Simfoninë Nr. 5 të Dmitri Shostakovich, një prej veprave më të rëndësishme të repertorit simfonik të shekullit XX, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e lartë artistik të institucionit.

Ky koncert shënoi një tjetër sukses në kalendarin artistik të Filharmonisë së Kosovës dhe një përmbyllje të denjë të Chopin Piano Fest 2026, që edhe këtë vit solli emra të njohur të skenës ndërkombëtare para publikut kosovar.

Filharmonia e Kosovës ka paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve të saj artistike me dy koncerte të radhës që do të mbahen më 25 qershor në Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe më 8 korrik në Sheshi Skënderbeu. /RTKlive

Read Previous

Thomas Muller shpreh skepticizëm mbi ndikimin e Messit dhe Ronaldos në Kupën e Botës

Read Next

Thesari i SHBA-së mbështet reformat e BQK-së në sektorin financiar