Filharmonia e Kosovës me paraqitje të mahnitshme në Lisbonë

Në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e në kuadër të Javës Kulturore të Kosovës, institucioni më i lartë muzikor në vend u paraqit në Portugali.

105 pjesëtarë të korit dhe orkestrës së Filarmonisë së Kosovës performuan mbrëmë në Qendrën e Kulturës Belem.

U interpretuan veprat “Baresha” e Rexho Mulliqit dhe Nexhmije Pagarushës, “Rrugëtimi” nga Valton Beqiri, “Mesha për Paqe” e Karl Jenkins dhe për nderë të pritjes nga ana portugeze, performuan veprën “Cancao do Mar”, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës e Kosovës.

Ky koncert shumë i veçantë që po mbahet në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali u prit tejet mirë nga publiku.

“Tinguj të muzikës shqipe në Lisbonë. Performancë e mahnitshme nga Filharmonia e Kosovës”, ka shkruar ministri i Kulturës Hajrulla Çeku.

/Telegrafi/

Read Previous

158 raste aktive me COVID-19

Read Next

Mesazhi i Ademit për futbollistët e Kosovës para ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024