FIFA përcakton stadiumet për ceremoninë hapëse dhe finale të Kupës së Botës 2026

Credit: Getty Images

Mund të duket larg në letër, mirëpo organizata më e lartë e futbollit në botë, FIFA ka filluar të bëjë gati, deri në detajet më të hollësishme, organizimin e Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet e gjitha në Amerikën e Veriut, e më konkretisht, në Kanada, Meksikë e Shtetett e Bashkuara të Amerikës, event ky që pritet të jetë spektakolar.

Ndër detajet më të fundit të zbuluara nga FIFA janë edhe datat hapëse e mbyllëse të turnet, si dhe stadiumet ku do të zhvillohen këto evente, teksa gjithçka do të nisë më 11 qershor, në “mitikun” meksikan, të “Azteca”, stadium që për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni do të çelë për herë të 3-të Kupën e Botës, pas edicioneve të viteve 1970 e 1986.

Ndërkaq, sipas njoftimit të FIFA-s, ndeshja që do të përcaktojë fituesen e ardhshme të Kupës së Botës do të luhet më 19 korrik 2026, në stadiumin “MetLife”, i vendosur në Nju Xhersi, shtëpia e ekipeve amerikane të futbollit New York Giants dhe New York Jets. /i.m /abcnews.al

Read Previous

Katër astronautë rikthehen në Tokë pas një qëndrimi gati tetë-mujor në hapësirë

Read Next

Coca-Cola tërheq miliona shishe plastike në Austri për arsye sigurie