FIFA nderon “legjendën” Pele me çmimin “The Best”

Ndër çmimet e dhëna në ceremoninë e FIFA-s, një vlerësim tepër i veçantë shkoi për legjendën e futbollit botëror, Pele, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë mbrëmjen e 29 dhjetor të vitit të shkuar, pas problemeve të rënda shëndetësore.

FIFA vendoi të nderojë kujtimin e tre herë kampionit të botës si pjesë e kombëtares braziliane dhe për këtë arsye çmimi iu dorëzuar gruas së legjendës, Marcia Aoki.

Ndërkaq, çmimin gruas së Pele ia dorëzoi një tjetër emblemë e futbollit braziliani, ish-sulmuesi i “seleçaos”, Ronaldo Fenomeni. /EO

Read Previous

Kurti për dialogun: Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim

Read Next

U mbajt mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal për këtë vit në Gjakovë