“Fiamuri Arbërit”, revista e parë shqiptare e themeluar nga De Rada

“Fiamuri Arbërit”, revista e parë shqiptare e themeluar nga De Rada

Kjo reviste njihet si revista e parë shqiptare, në numrat e së cilës ngulmohej për autonominë e Shqipërisë. “Fiamuri Arbërit” ishte e natyrës politike, shoqërore, kulturore dhe letrare në gjuhën shqipe (arbëreshe) dhe në italisht.

Fillimisht u botua në Koriliano Kalabro dhe nga shtatori i vitit 1885 në Kozenca. Botimi i saj u ndërmor nga personaliteti i botës arbëreshe, Jeronim de Rada.

De Rada, i cili gëzon atributet e “babait” të gazetarisë shqiptare, kish konceptuar edhe “L’albanese d’Italia”, të përditshmen e parë në historinë e shtypit shqiptar./Kultplus/

Read Previous

Dy të vdekur në Zagreb të Kroacisë nga një stuhi e madhe

Read Next

Breshëri sa një top tenisi në Itali (FOTO)