Fetahaj: Lista e të infektuarve me Covid-19 po kontrollohet nga inspektoriati

Drejtoria për punë inspektuese bën të ditur se në bashkëpunim me policinë e komunës së Gjakovës është duke u bërë kotrolli i personave të cilët janë të infektuar me Covid-19. Flamur Fetahaj nga drejtoria për punë inspektuese konfirmon se një gjë e tillë po bëhet rregullisht.

Kjo është e vetmja zgjidhje për të parandaluar përhapjen e virusit andaj për këtë çështje janë duke u shqiptuar edhe gjoba.

Kontrolli nga inspektorati dhe policia po bëhet me qëllim që qytetarët e prekur me Covid-19, disa prej të cilëve po tregohen të papërgjegjshëm, të mos dalin në hapësira publike, duke rrezikuar të tjerët, por të njejtit të qëndrojnë në shtëpi sipas rekomandimeve mjekësore.

Read Previous

Gjendet mërgimtari nga Kaçaniku që u raportua si i zhdukur

Read Next

Komuna e Gjakovës propozon dy hapësira për spitale fushore të kërkuara nga Ministria e shëndetësisë