Festë para ndeshjes me Venezuelën, Neymar, Vinicius dhe Richarlison nën akuzë

Brazili nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në kualifikueset e Botërorit 2026 ndaj Venezuelës. Megjithatë, rezultati nuk shqetëson aq sa ajo që po ndodh aktualisht në përfaqësuesen Selecao.

Mediat bëjnë të ditur se tre prej lojtarëve kryesorë të Brazilit, Neymar, Vinicius Jr dhe Richarlison kanë organizuar një festë private me gratë e tyre duke e injoruar totalisht sfidën për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Një tjetër zbulim i mediave është edhe pjesënarrja e influenceres Leticia Sogiro, e cila është kapur teksa del nga hoteli ku po qëndron e grumbulluar kombëtarja e Brazilit.

Për momentin protagonistët ende nuk kanë reaguar ndërsa nëse festa para ndeshjes me Venezuelën konfirmohet, atëherë Federata mund të ndërmarrë masa ndaj tre futbollistëve. /Supersport.al/

Read Previous

Aksioni në veri/ Policia gjen armë dhe mjete shpërthyese, ndërhyn edhe KFOR-i

Read Next

​Agresioni ndaj Kosovës, ish-admirali kroat: KFOR-i duhet të ketë rol parandalues