Festa e 28 nëntorit në kopshtin e fëmijëve “Ganimete Tërbeshi”

Këta fëmijë të vegjël të kopshtit “Ganimete Tërbeshi” me përkushtim mjaft të madh përgatitën çdo gjë për festën e 28 Nëntorit. Së bashku me edukatoret sollën një program të larmishëm kulturor. Gjithçka ishte punuar deri në finesë saqë vet prezenca e tyre në skenë me simbole festive të sillte emocion.

Fillimisht u intonua himni i flamurit dhe të vegjëlit qëndruan në skenë.

Më pas vazhduan interpretimet e tyre me vargje të bukura plot emocion dedikuar ditës së flamurit.

Krahas interpretimeve skenike, të vegjëlit shkëlqyen edhe në vallëzim. Secili hap i tyre qëndronte i detajuar mirë me lëvizjen që i bënte ata të duken shumë bukur gjatë përformimit.

Këta fëmijë dinin edhe të aktronin. Disa prej tyre e sfiduan vetën edhe në dramë e cila u mirëprit mjaftueshëm nga të pranishmit.

Performancat e shkëlqyra të këtyre fëmijëve të vegjël e dëshmojnë më së miri se këta po rriten në frymën e dashurisë për kombin.

Read Previous

Bie interesimi për t’u vaksinuar në Kosovë

Read Next

NATO drejtuar Rusisë: Do ta paguani shtrenjtë nëse e prekni Ukrainën