Në komunën e Gjakovës është mbajtur sesioni informues për fermerët i cili ka të bëjë me projektin nga JCA Japoneze dhe i zbatuar nga agjensia Sigma në bashkëpunim me dhomën ekonomike të grave të Kosovës. Menaxherja e Projektit Sigma BMC ka treguar më detajisht rreth këtij projekti.
Pjesëmarrësit në këtë sesion informues u shprehën se kjo platformë është mjaft e qëlluar për gjithë fermerët, bletarët, bujqit që në mënyrë online të bëjnë shitjen e produkteve të tyre.
Përveç komunës së Gjakovës, ky projekt do t’i mbështesë 4 Komuna si, Therandën, Parteshin dhe Shtërpcën por që platforma do të jetë e hapur për gjithë fermerët e vendit tonë u tha në këtë takim.