Fermerët kërkojnë një zgjidhje për lehtësime të pocedurës së aplikimit të subvencioneve

Numër i madh i fermerëve në komunën e Gjakovës kërkojnë një zgjidhje. Nesër është afati i fundit për aplikimin e subvencioneve. Fermerët thonë se për shkak të procedurës së ngarkuar ata janë lodhur dhe kërkojnë një lehtësim rreth plotësimit të dokumenteve.

Ata bëjnë apel për zyrtarët që të adresojnë këtë ankesë sepse kjo situatë po ju shkakton shumë humbje.

Ndërsa të tjerë kërkuan nga Drejtoria e Bujqësisë që të punohet me radhë dhe të mos ju rrezikohet edhe shëndeti i tyre në këtë kohë pandemie.

Ka prej atyre që nga data 24 shtator e këtij viti janë në pritje të aplikimit dhe deri në ditën e sotme nuk kanë arritur që të aplikojnë.

Read Previous

Në periudhën Maj-Shtator janë shqiptuar 20 mijë gjoba për kundërvajtje në Gjakovë

Read Next

Nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Gjakovë