Fenomeni “Dana” mund të shkaktojë probleme të reja në Spanjë!

Nga Mesdheu në drejtim të Spanjes po afrohen sisteme shiu me vetëtima dhe bubullimë, ku vende-vende priten shira të rrëmbyeshëm në shumë qytete në lindje, juglindje dhe jug të Spanjes, ndërkohë që një sistem me presion të ulët gjendet mes Afrikes dhe Evropes.

Rrebeshe të fuqishme priten nga fronti i ftohtë nga Mesdheu që njihet si fenomeni “dana” që shkaktojë shumë fa tkeqësi dhe viktima javëve të kaluara. Qyteti i Valencisë u godit nga shira të paprecedentë dhe vërshimet që erdhen nga zonat e larta përreth shkaktuan përmbytje katastrofike me dëme të pallogaritshme dhe mbi 200 viktima njerëzore.

Kësaj radhe ndoshta nuk do të ketë shira aq të mëdha sikurse javët e kaluara, por prapë priten shira të rrëmbyeshëm, ndërsa ditëve të ardhme një ciklon i fuqishëm nga Atlantiku sjellë reshje të dhe rrebeshe të fuqishme në Portugali./MeteoBallkan

Read Previous

Çfarë është DOGE, departamenti të cilin do ta bashkëdrejtojë Elon Musk?

Read Next

Fshehu 20 mln euro në muret e banesës, arrestohet ish-shefi i policisë në Spanjë