“Fëmijët më treguan si të festoj golin” – Rashica zbulon se si erdhi festa si Spiderman

Besiktas ka shënuar mbrëmë fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Fatih Karagumruk, në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit turk.

Një ndër lojtarët më të dalluar në fushë për Besiktasin ishte edhe sulmuesi kosovar Milot Rashica, i cili realizoi në minutën e 65-të për të dyfishuar epërsinë e ekipit të tij.

Ky ishte goli i katërt i Rashicës në këtë edicion të ri të garave në Turqi, teksa ka edhe një asistim.

Sidoqoftë, ajo që mori vëmendjen më shumë ishte mënyra se si Rashica e festoi golin pas momentit të shënimit.
View this post on Instagram

Me të përfunduar ndeshja, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Rashica tregoi se fëmijët e tij i kërkuan të festoj në atë mënyrë.

“Një tjetër. Fëmijët e mi më treguan se si të festoj golin”, ka shkruar Rashica në postimin e tij në Instagram.

27-vjeçari është transferuar tek Besiktasi në gusht të vitit të kaluar pas një aventure me Norwichin në Angli, ku kartoni tij pati kushtuar rreth pesë milionë euro.

/Telegrafi/

Read Previous

10-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës sot niset për trajtim në Suedi

Read Next

Zgjedhjet në botë, borxhet dhe kriza në sfond, çfarë do të vendosin liderë në Davos këtë javë