Sot Vlera Firza soprano nga organizata “Prishtina Global Shapers” erdhi me një mision të veqantë në institucionin parashkollor “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë. Këtu ajo performoi para fëmijëve këngë të ndryshme për nder të festës së 1 Qershorit.
Dita e Fëmijeve u vendos në daten 1 qershor , sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenjes së fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive , por edhe një ditë sensibilizimi , për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur fëmijët shprehen lirshëm për të thënë të drejtat e tyre dhe për ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre realizohet përmes festës dhe lojërave. Atmosferë e ngrohtë ishte edhe në objektetet tjera. Në secilën prej tyre fëmijët e shënuan këtë ditë me një program simbolik të ndihmuar edhe nga edukatoret.Ata I kënduan nënës, shokëve e jetës fëmijërore si dhe hodhën valle e recituan.
Në Kosovë dhe mbarë botën , kjo ditë u kushtohet fëmijëve , me organizime dhe aktivitete të larmishme . Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe organizojnë festa me qëllim që të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenjes tyre. Të vegjlit janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të bëjmë gjithcka që ata të rriten të shëndetshëm e të lumtur.Kështu të buzëqeshur do të donim ti shihnim cdo ditë të viti.