Fëmijët e fshatit Jahoc rrezikojnë jetën përgjatë rrugës në shkollë

Fëmijët e fshatit Jahoc janë të detyruar të kalojnë çdo ditë nga kjo urë e ngushtë dhe e dëmtuar për të shkuar tek transporti që i dërgon ata në shkollën e fshatit Brekoc. Është ura që lidh fshatin Jahoc me fshatin Meje. Banorët këtu thonë që premtime kanë marrur shpesh për ndërtimin e kësaj ure mirëpo asgjë konkrete nuk është ndërmarrë prej vitesh.

Shqetësimi rritet më shumë në stinën e dimrit, sepse kjo urë mbulohet tërësisht nga bora dhe akulli, ku për pasojë kalimi mbi urë rëndohet bashkë me rrezikshmërinë e të gjithë atyre që frekuentojnë urën e sidomos nxënësit thonë banorët. Ata kërkojnë mirëqenie për fëmijët e tyre.

Krahas gjendjes së keqe të urës, banorët e këtushëm nuk kanë as ndriçim publik e as transport për nxënësit.

Fshati Jahoc numëron afërsisht 30 fëmijë, dhe se këta fëmijë meritojnë të shkollohen dhe të kenë kushtet elementare për jetesë thonë banorët.

Read Previous

Newcastle fillon revolucionin, shkarkon trajnerin Steve Bruce

Read Next

Ibrahimovic flet pas humbjes së Milanit nga Porto