Fëmija rrëzohet nga shkallët e shtëpisë në Gjakovë, dërgohet në QKUK

Një fëmijë është rrëzuar nga shkallët e shtëpisë në Gjakovë, ku fillimisht është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është hapur dhe po hetohet.

“Raportohet se në emergjencën e Spitalit të Gjakovës ka kërkuar ndihmë mjekësore një fëmijë, viktima femër kosovare, e cila dyshohet se është rrëzuar nga shkallët në shtëpi. Për shkak të gjendjes shëndetësore viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

/Telegrafi/

Read Previous

Me të rinjtë nga mërgata, Kurti: Qeveria synon të rrisë angazhimin e profesionistëve të mërgatës

Read Next

Fluksi i pritjeve në pikën kufitare të Merdarës deri në 4 orë