Federata Spanjolle e Futbollit e paraqet Kosovën si territor e jo si shtet

Kosova do ta nis këtë muaj rrugëtimin e saj në eliminatoret e Kampionatin Botëror që organizohet në Katar në vitin 2022.

Kosova është në grup me tri shtete që nuk e kanë njohur vendin tonë si shtet.

Djelmoshat e drejtuar nga Bernard Challandes ndodhet në Grupin B së bashku me Suedinë, Spanjën, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Në këtë grup, vetëm Suedia e ka njohur Kosovën si shtet.

Federata e Spanjës së fundmi e ka bërë një skandal derisa në njoftimin për publikun se trajnerit Luis Enrique do të publikojë listën me lojtarët e ftuar më 15 mars, e ka përshkuar Kosovën si territor e jo si shtet./Telegrafi

Read Previous

Policia ka shqiptuar 124 gjoba anti-covid për katër ditë në Gjakovë

Read Next

Besnik Tahiri emërohet ministër në detyrë i Punëve të Jashtme