FDA miraton vaksinën Pfizer për grupmoshat 5-11 vjeç

Female doctor placing adhesive bandage on little girl’s arm after vaccination. Focus is on girl.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar  përdorimin e vaksinës Pfizer / BioNTech kundër Covid-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. Sipas të dhënave, 28 milionë fëmijë do të kenë të drejtë të vaksinohen në Shtetet e Bashkuara.

Vaksina Pfizer / BioNTech ishte 90.7% efektive kundër koronavirusit, sipas një studimi klinik te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, sipas Kompanisë Farmaceutike të SHBA. Studimi përfshiu 2,268 fëmijë nga mosha  5 deri në 11 vjeç, të cilët morën dy doza me një distancë prej tre javësh. Çdo dozë ishte një e treta e sasisë së dhënë për adoleshentët dhe të rriturit.

Studiuesit vlerësuan se vaksina me dozë të ulët ishte pothuajse 91% efektive. Nuk u raportua asnjë infeksion serioz te asnjë nga fëmijët, por fëmijët e vaksinuar kishin simptoma shumë më të lehta se fëmijët e pavaksinuar.

Përveç kësaj, fëmijët zhvilluan nivele të antitrupave që luftojnë koronavirusin njësoj si tek adoleshentët dhe të rriturit./abcnews.al

Read Previous

Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe katër të tjerëve

Read Next

Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm në Kosovë, arrestohet 19 vjeçari në Kukës