Fc Liburni prezanton dy përforcimet e reja

Bëhet fjalë për futbollistët nga Bogota e Kolumbisë, Wilson Hilariòn (Cholas) dhe Julián Porras (Porritas).

Të dy lojtarët, të cilët kanë luajtur në Superligën e Kolumbisë janë të gatshëm për eksperiencën e re.

Në një foto të publikuar nga klubi shkruan se të dy futbollistët po e realizojnë ëndrrën evropiane.

Edhe vetë lojtarët e Futsallit e mirëpresin eksperiencën e re.

Ata po e shijojnë një ëndërr që e kishin dhe për këtë e kanë falënderuar Zotin.

Liburni llogarit në këta dy talentë për pjesën e mbetur të sezonit, i cili pritet të jetë mjaft “i nxehtë”.

Sigurisht, ata e shohin Gjakovën dhe Kosovën vetëm si një trampolinë pasi përmes vendit tonë synojnë t’i arrijnë majat e Futsallit evropian. /Gazeta Express/

Read Previous

Barnatoret me çmime të ndryshme thonë qytetarët

Read Next

Qeveria ka emëruar anëtarët e rinj të Bordit të Telekomit