FC Liburn e fillon kampionatin me fitore, mposhti Pejën me rezultat 6:4

Mbrëmë në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë është zhvillluar xhiroja e parë e kampionatit të Superligës së Kosovë në Futsal për sezonin 2021/2022 ndërmjet Liburnit dhe klubit Fc.Peja nga Peja. Skuadra gjakovare dominoj në parket duke treguar një lojë të mirë dhe me taktikë të udhëhequr nga trajneri Nexhip Selimi dhe ndihmës trajneri Bekim Avdija. Pjesa e parë e kësaj përballje u mbyll me rezultat të barabartë 2 me 2. Edhe në pjesën e dytë kuq e zinjët treguan lojë më të mirë. Pas një angazhimi maksimal të futbollistëve, Liburni arriti të mposht Pejën duke shënuar fitore me rezultat 6-4. Golashënues për Liburnin ishin: Ramadan Alaj me 3 gola, Halim Selmanaj 2 gola dhe Drilon Maxharraj me 1 gol.

Liburni kampionatin e ri e filloj me ndryshime të mëdha ku ka liruar disa lojtar që për vite kanë mbrojtur ngjyrat kuq e zi dhe ka rikthyer dhe transferuar lojtar te rinj. Nga klubi janë liruar portieri Bajram Ramadani dhe lojtarët Malush Qerimi, Ermir Kryeziu dhe Granit Humaj ndërsa në klub janë rikthyer Mentor Mejzini, Vahid Krasniqi dhe së fundi është tranferuar Elton Maxharraj. Sipas kryesisë klubit pritet ti bashkangjiten edhe disa të lojtar të rinj.

Përveq lojës interesante kjo përballje u karakterizua edhe me praninë e një pjese të shikuesve, të cilët pas një kohe të gjatë u ulën në tribuna e gjithë kjo pas masave të fundit të qeverisë. Theksojmë se në javën e dytë Liburni udhëton në Rahovec ku do të takohet me klubin debutant në Superligë Rahoveci 2019.

Read Previous

Konjufca: Askush nuk e do Gjakovën më shumë se Mimoza Kusari-Lila – KRONIKË ZGJEDHORE

Read Next

Prokuroria Themelore në Gjakovë në periudhën Maj-Gusht 2021 ka kryer 634 kallëzime penale