FBI po kërkon informacione nga gazeta USA Today se cilët janë lexuesit e një artikullit për vrasjen e dy agjentëve të FBI-së.
Këto të dhëna po kërkohen në kuadër të disa hetimeve.
Pas kësaj kërkese, drejtori i gazetës tha se gjykata duhet t’ia ndalojë FBI-së një veprim i tillë, sepse është shkelje e qartë e lirisë së shtypit.
Kjo kërkesë e FBI-së ishte një urdhër për dorëzimin e dëshmive ndaj kompanisë që ka në pronësi gazetën në fjalë, “Gannett”.
Çfarë po kërkon FBI-ja?
Sipas këtij urdhri, kërkohen IP adresat dhe numrat e telefonave të të gjithë lexuesve të këtij artikulli, në mënyrë që të gjendet vendodhja e pajisjes prej nga është lexuar lajmi./GazetaSinjali