Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka përshëndetur deklaratën e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i cili u shpreh i gatshëm të votojë cilindo kandidat për kryetar Kuvendi që propozohet nga Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.
“Është një qëndrim që duhet vlerësuar. Kjo do të duhej të ishte sjellja e shumicës së deputetëve, pasi vullneti i qytetarëve nuk mund të tjetërsohet. Vetëvendosja ka fituar të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit, siç e ka konfirmuar edhe Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Peci.
Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka të siguruar një pozitë në institucionet e reja, dhe ajo është pikërisht udhëheqja e Kuvendit të Kosovës. /GazetaSinjali/