Faton Peci pret në takim përfaqësuesit e OAK-ut

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur në takim përfaqësues të Odës së Afaristëve të Kosovës (OAK). Në këtë takmim u diskutuan çështje të cilat prekin zhvillimin e përgjithshëm të sektorit privat.

Në këtë aspekt u theksua nevoja e bashkëpunimit në mes sektorit publik dhe atij privat në hartimin dhe koordinimin e strategjive dhe zhvillimin e politikave të përbashkëta sektoriale, në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministri Peci u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe fuqizim të këtij sektori i cili lidhet ngushtë me dikasterin që ai udhëheq./KosovaPress/

Read Previous

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Gjakovë

Read Next

​Kusari-Lila: Më mirë të ndahen mjete prej KOSTT-it se të kthehen policët në arkivol