Faton Ahmeti emërohet ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të “Trepçës”

Foto: Bujar Tërstena/Radio Evropa e Lirë

Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes “Trepça” të premten ka emëruar Faton Ahmetin si ushtrues detyre të kryeshefit.

Këtë e ka bërë të ditur kjo ndërmarrje në orët e vona të së premtes.

Ahmeti që deri tash e kishte pozitën e zëvendëskryeshefit do ta zëvendësojë Bashkim Kurtin.

Më 23 korrik, Gjykata Themelore në Mitrovicë anuloi emërimin e Bashkim Kurtit në pozitën e kryeshefit të “Trepçës” pas ankesës së kundërkandidatit Burim Asllani, i cili pretendoi se pati parregullsi në procesin e përzgjedhjes nga Bordi.

Bashkim Kurti ishte emëruar si kryeshef ekzekutiv në janar të këtij viti.

Read Previous

SHBA dërgon aeroplanmbajtëse dhe anije luftarake në Lindjen e Mesme

Read Next

Caktohet data, ja kur do të përballen në debat publik Trump dhe Harris