Fatmir Sejdiu: Është thelbësore që të reflektojmë mbi udhëtimin që na solli në këtë moment historik

Sot po mbahet konferenca shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës: “Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje – qasje multidisiplinare”.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi se përvjetorët si ky që shënojmë sot, ofron një mundësi për të reflektuar për proceset dhe vendimet që i dhanë formë shtetit tonë.

“25 vjet më parë, pikërisht më 12 qershor 1999, Kosova doli nga rrënojat e konfliktit dhe shtypjes, duke hapur një faqe të re, duke dalë në dritën e lirisë dhe të respektit. Ndërsa, jemi bashkë këtu në këtë konferencë kushtuar 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, është thelbësore që të reflektojmë mbi udhëtimin që në solli në këtë moment historik. Përvjetorët si ky që shënojmë sot, na ofron një mundësi për të reflektuar për proceset dhe vendimet që i dhanë formë shtetit tonë”, theksoi ai. /KosovaPress/

Read Previous

​Kurti: 25-vjet më parë u shuan shpresat e politikës serbe për zbrazjen e Kosovës

Read Next

Abdixhiku: Liria erdhi siç e kishim besuar të gjithë