Farmacisti që shkatërroi 500 vaksina kundër COVID-19, dënohet me tre vite burgim dhe dëmshpërblim 83.000 dollarë ndaj spitalit

Farmacisti i një spitali në shtetin amerikan Wisconsin, Steven Brandenburg, 46-vjeç, që ka pranuar në gjykatë që qëllimisht kishte dëmtuar mbi 500 vaksina të kompanisë Moderna pasi nuk besonte në efikasitetin e tyre, është dënuar me tre vite burgim dhe obligohet që spitalin ku punonte ta dëmshpërblej duke paguar një dënim prej 83.000 dollarëve.

Brandenburg në dhjetor të vitit të kaluar gjatë kujdestarisë në spital ku punonte, qëllimisht kishte nxjerrë nga frigoriferët vaksinat anti-COVID, thuhet në kumtesën e ministrisë amerikane të Shëndetësisë.

Farmacisti i dënuar ka pranuar se është përkrahës i flaktë i teorive konspirative – duke qenë shumë i bindur që vaksinat janë “punë e djallit”.

Gjatë hetimit është konstatuar që Brandenburg në mënyrë të fshehtë ka dëmtuar vaksinat kundër coronavirusit – duke i bindur edhe kolegët që ta bëjnë të njëjtën gjë. /Telegrafi/

Read Previous

Deputetët kërkojnë nga Kuvendi i Serbisë dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

Read Next

Shtyhet afati për regjistrimin e popullsisë