Televizioni Syri kohë më parë ka paraqitur kushtet e vështira dhe shtëpinë në gjendje të mjerueshme të familjes Byci, dy antarët e së cilës jetonin në këtë shtëpi e cila nuk kishte as kushtet elementare për jetësë, mirpo kjo pamje sot është zëvendësuar me një pamje të re. Në tokën e tyre bamirësit kanë bërë të mundur ndërtimin e një shtëpie të re. E kjo për familjen Byci do të thotë shumë.
Paraqitja e parë publike të cilën e bëri televizioni Syri për kushtet në të cilat jetonte kjo familje si duket zgjoi vëmendjen e shumë bamirësve të cilët ofruan mjete për ndërtimin e shtëpisë së kësaj familje, thotë Abdurrahman Bejtullahu, koordinator në shoqatën “Bereqeti” në Gjakovë.
Kryetari i bashkësisë lokale 6 falenderoi shoqatën që morri iniciativën për të ndihmuar këtë familje.
Familja Byci që sot u bë me shtëpi të re nuk mund të mbanin lotët e gëzimit, duke u shprehur që nuk e kanë besuar që në këtë natë feste kulmi i ri mbi kokë do të ishte dhurata e tyre e vlefshme.