Familjarët e Pele: Jeta e tij nuk është në rrezik

Dy vajzat dhe një nip i Pele thanë se legjenda e Brazilit, i cili u shtrua në spital të martën për të trajtuar një infeksion të frymëmarrjes të rënduar nga Covid-19, nuk ka rrezik për jetën.

Kely dhe Flavia Nascimento dhe Arthur Arantes thanë në një intervistë të transmentuar të dielën në mbrëmje se Pele, i cili gjithashtu momentalisht ka ndërprerë kimioterapinë, se pritet të largohet nga spitali në Sao Paolo pasi të shërohet plotësisht.

Spitali tha të shtunën se Pele po i përgjigjej mirë trajtimit për infeksionin dhe se shëndeti i tij nuk është përkeqësuar.

“Ai është i sëmurë, është i moshuar. Pele ndodhet atje për shkak të infeksionit në mushkëri. Sapo të ndihet më mirë, ai do të shkojë në shtëpi”, tha njëra prej vajzave. /h.ll/abcnews.al

Read Previous

Liderët evropianë që pritet të vijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Read Next

Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë