Fair Play Financiar, UEFA hap një hetim për sezonin 2021-2022

Ditën e sotme (e marte) është raportuar një lajm aspak pozitiv që prek shumë skuadra.

UEFA pritet të reagoj dhe të mos toleroj aspak mosrespektimin e Fair Play Financiar dhe bëhet fjalë për sezonin 2020-2021.

10 skuadra të mëdha evropiane janë të përfshira në këtë skandal dhe sipas asaj që raporton “The Times” shtëpia e futbollit evropian po përgatitet të shpallë sanksione në muajin e ardhshëm

Megjithatë sipas raportimeve, klubet franceze mund të shpëtojnë më lehtë, vetëm me sanksione të natyrës financiare.

Ndërsa klubet italiane dhe angleze dhe ato spanjolle së bashku me Paris Saint Germain mund të vuajnë ashpër dënimin, që mund të çojë në ndalimin e transferimeve për një afat kohor.

Nga viti 2023, UEFA do të sjellë një sistem të ri rregullash, ku do të lejohet vetëm një përqindje e caktuar për klubet që të shpenzohet, nga të ardhurat që ata do të përfitojnë.

Limiti do të jetë 90 % në vitin 2023, 80 % në vitin 2024 dhe 70 % në vitin 2025.

Financat e klubeve do të monitorohen nga UEFA dhe në fokus do të jenë pagat e lojtarëve, shuma e transferimeve dhe tarifat që do të përfitojnë agjentët e futbollit. /Albanianpost.com

Read Previous

Evropa në krizë gazi, Rusia paralajmëron tjetër ndërprerje

Read Next

7 sëmundje misterioze për të cilat ende nuk ka një shpjegim