Fahri Musliu: Sot vuajmë nga “gazetaria e klikimit”

I ftuari i radhës Në katër Sy ishte Fahri Musliu, gazetari i mirënjohur. I pyetur se si qëndron sot gazetaria Musliu, u duk i zhgënjyer nga mënyra se si po funksionon kjo e fundit sot në Kosovë.

Ai tha se në ditët e sotme gazetaria është në kontrast me rreth 50 vjet më parë, për faktin se gazetarët nuk janë hulumtues por shkruajnë atë që vetëm shohin dhe dëgjojnë shkarazi. Megjithëse gazetari Musliu u kujdes të thotë se një fakt të tillë ai nuk po e gjeneralizon por dënon ata gazetarë që aplikojnë gazetarinë e klikimeve duke lënë anash etikën e punës.

Për këto dhe gjithçka tjetër ndiqni videon më poshtë:

Read Previous

Franca i frikësohet ‘valës së tretë’, Parisi hyn në karantinë

Read Next

Eksperti amerikan kërkon nga Bideni t’ia bëjë të ditur Serbisë se pavarësia e Kosovës s’diskutohet