Facebook ndryshon rregullat për videot

Aktualisht, përdoruesit e Facebook-ut kanë mundësi të ndajnë videot e postuara nga persona të tjerë si video-reels, ku secili përdorues shfaqet me një pamje të ndryshme të përmbajtjes së ndarë. Por kjo do të ndryshojë së shpejti.

Në muajt në vijim, të gjitha videot e postuara në Facebook do të ndahen automatikisht si video-reels.

“Facebook mbetet shtëpia për të gjitha llojet e videove – të shkurtra, të gjata dhe Live”, tha Meta në njoftim.

Kompania ka paralajmëruar se këto ndryshime do të zbatohen gradualisht në mbarë botën, si për profilet personale ashtu edhe për faqet, me qëllim që përdoruesit ta kenë më të lehtë krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve në formën e reels.

“Ne do t’i mundësojmë gradualisht këto ndryshime globalisht për profilet dhe faqet gjatë muajve në vijim për ta bërë më të lehtë për përdoruesit të krijojnë, ndajnë dhe zbulojnë video-reels në Facebook”, u tha ndër tjera.

Meta gjithashtu planifikon të heqë kufizimin ekzistues prej 90 sekondash për video-reels, duke u hapur rrugë videove më të gjata në këtë format.

Përveç kësaj, skeda aktuale “Video” do të riemërtohet në “Reels”, për ta reflektuar më qartë drejtimin e ri të platformës. /GazetaSinjali/

Read Previous

Zelensky bën thirrje për rritjen e presionit ndaj Rusisë

Read Next

​Ndeshjet e Botërorit të Klubeve po zhvillohen me numër të vogël të tifozëve