F1, Norris: Këtë sezon mësova shumë, vitin tjetër dua titullin për pilotë

Lando Norris celebrates winning the Abu Dhabi Grand Prix and the constructors’ title with McLaren CEO Zak Brown (Getty Images)

Edhe pse shpresoi deri në fund, Lando Norris u detyrua të kënaqej me vendin e dytë për pilotë këtë sezon të Formula 1. Gjithsesi, në fund ai mundi të festojë titullin kampion për konstruktorë me McLaren, një trofe i merituar, që ishte pikërisht ai që ia dhuroi makinën britanike në garën e Abu Dhabi.

“Jam i lumtur që u shpallëm kampionë me McLaren, pasi ky është një vlerësim për të gjithë skuadrën. Bëmë një punë të pabesueshme, duke menduar se si u rikuperuam nga vendi ku ishim në fillim. Jam krenar për të gjithë. Ka qenë një udhëtim fantastik dhe mbyllja e sezonit në këtë mënyrë është perfekte”, tha Norris.

Duke folur për të ardhmen, piloti britanik i ka idetë e qarta: “Vitin e ardhshëm synimi do të jetë fitimi i titullit të pilotëve. Kam bërë gabime këtë vit, por gjithashtu kam mësuar shumë nga Max dhe nga kundërshtarët e mi. Mezi pres të provoj sërish vitin e ardhshëm të dueloj për fitimin e të dy trofeve”. /Telesport.al/

Read Previous

Federata e Motoçiklizmit të Kosovës anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare të Motoçiklizmit

Read Next

NBA Cup përcakton çiftet çerekfinaliste