Parashikuesit e motit presin që temperaturat të arrijnë deri në 42 °C në Itali, 40 °C në Francë dhe 37 °C në Zvicër.
Evropa po përgatitet për një tjetër valë të nxehti këtë fundjavë – dhe javën e ardhshme – ndërsa temperaturat rriten.
Kushtet e tilla po shkaktohen nga një sistem me presion të lartë që vjen nga Afrika.
Kjo pritet të zgjerohet nga Spanja në Evropën Qendrore duke zgjatur të paktën deri në javën e ardhshme, sipas agjencive të motit zvicerane dhe franceze.
Parashikohet të përfshijë Francën Jugore, Zvicrën, Gjermaninë Jugore dhe Italinë veriore. /Albanianpost.com