Evropa, në prag të një thatësire katastrofike

Evropa ndodhet në prag të një thatësire katastrofike pasi ujërat nëntokësorë janë duke avulluar. Ky është paralajmërimi që është bërë së fundmi nga shkencëtarët.

Verat më të nxehta se zakonisht që vijnë si pasojë e ngrohjes globale kanë bërë që të ketë një rënie të madhe të niveleve të ujërave nëntokësore që nga viti 2018.

Valët e të nxehtit e kanë bërë thuajse të pamundur rikuperimin e këtyre niveleve në vitet e fundit. Impakti po shihet tashmë në botën e egër, në habitate dhe në agrikulturë.

Dr. Torsten Mayer-Gürr, profesor në Universitetin e Teknologjisë në Graz, Austri dhe një nga autorët e studimit në fjalë u shpreh: “Disa vite më parë, nuk do ta kisha imagjinuar që uji mund të bëhej problem në Evropë.

Gjatë muajve të verës në 2018 dhe 2019 pati një mungesë të theksuar uji në Evropën Qendrore. Që atëherë, nuk ka pasur rritje të konsiderueshme të niveleve të ujërave nëntokësore.

Efektet e kësaj thatësire të zgjatur ishin të dukshme në Evropë gjatë verës së vitit 2022. Shtretërit e thatë të lumenjve dhe zhdukja e ngadaltë e ujërave të ndenjur ndikuan rëndë si natyrën ashtu edhe njerëzit. /A2CNN/

Read Previous

Resort skijimi në shkretëtirë – brenda projektit që është pjesë e ‘megaqytetit’ prej 500 miliardë dollarësh në Arabinë Saudite

Read Next

Diego Simeone lë të kuptohet se mund të largohet nga Atletico Madridi pas 12 vitesh me klubin