Një aksident tragjik ka ndodhur Kirgistan, ku një kamionçinë përplasi papritur një turmë studentësh, të cilët ishin mbledhur në një ngjarje kulturore të rajonit. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 29 persona, njofton CNNTURK.
Aksidenti ndodhi në rrethin Suzak, në rajonin Chalal-Abad të Kirgistanit, ku nga kamerat e sigurisë është kapur kamioni i akulloreve, që papritur ka nisur të ecë duke marrë para studentët.
Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë së Kirgistanit, 18 persona, mes tyre 1 mësues dhe 17 studentë, u shtruan në spital. Ndihma mjekësore ambulatore iu ofrua 11 studentëve./CNNTURK/