Eurozonë: Për herë të parë në 11 vjet, rritet norma e interesit

Banka Qendrore Europiane (BQE) ka konfirmuar se do të rrisë normat e interesit si një përpjekje për të ulur çmimet në rritje në të gjithë eurozonën. Rritja do të jetë prej 0.25%, në përputhje me atë që kishin pritur shumica e analistëve dhe do të ndodhë në korrik, tha të enjten presidentja e BQE, Christine Lagarde.

Një tjetër rritje do të ndodhë në shtator, e cila mund të jetë më e madhe se 0.25 nëse inflacioni “vazhdon ose përkeqësohet”. Njoftimi shënon rritjen e parë të normave të interesit që nga viti 2011./AnabelMedia/

Read Previous

107 ditë luftë në Ukrainë, si është situata

Read Next

Europa – Epiqendra e krizës së parë globale të energjisë, thotë shefi i IEA