107 ditë luftë në Ukrainë, si është situata

· Trupat ukrainase pretendojnë se kanë avancuar në luftime të ashpra në rrugë në Sievierodonetsk, por thonë se shpresa e tyre e vetme është ndihmja me më shumë artileri për të kompensuar fuqinë masive të Rusisë.

· Dy britanikë dhe një shtetas maroken, të kapur teksa luftonin në ushtrinë ukrainase në Mariupol, janë dënuar me vdekje nga zyrtarë pro-rusë, pas një procesi disaditor të përshkruar si një “gjyq i neveritshëm i epokës sovjetike”.

· Sipas vlerësimit të fundit nga zyrtarët perëndimorë, numri i ushtarëve rusë të vrarë që kur Putin urdhëroi trupat e tij në Ukrainë mund të jetë deri në 20,000. Vlerësimet e mëparshme, të dhëna disa javë më parë, ishin rreth 15,000.

· Viktimat ushtarake ukrainase janë rreth 100 deri në 200 në ditë, sipas Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i Zelensky-t. Presidenti ukrainas tha javën e kaluar se ushtria ukrainase po humbte 60 deri në 100 ushtarë në ditë.

· Qeveria e Finlandës po planifikon të ndryshojë legjislacionin e kufirit për të lejuar ndërtimin e barrierave në kufirin lindor me Rusinë. Lëvizja për të ndryshuar legjislacionin për kufijtë ka për qëllim të forcojë sigurinë kufitare në mes të pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe ofertës së Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s./AnabelMedia/

Read Previous

Një shqiptar në krye të një bashkie në Australi

Read Next

Eurozonë: Për herë të parë në 11 vjet, rritet norma e interesit