Një deputete franceze e Parlamentit Europian, Dominique Bilde, po shfaqet kritike ndaj Presidentit Emmanuel Macron për pritjen që i bëri në Francë, Kryeministrit kosovar Albin Kurtit.
Bilde e cila vjen nga partia e ekstremit të djathtë në Francë, shkruan përmes një reagimi në tëitter, se Presidenti francez, Macron po i hap derën Kosovës, e cila sipas saj ”është rrënuar nga krimi dhe islami radikal”, përcjell klankosova.tv.
”Nuk njihet nga pesë shtete anëtare, i rrënuar nga krimi dhe islami radikal, Kosova do të ishte gjithsesi e mirëpritur në BE. Ne pyesnim veten se çfarë do të ketë pas Brexit-it. Tani kemi përgjigjen”, ka shkruar ajo.
Kjo qasje e saj vie ndërsa ajo ka ndarë një artikull të gazetës francize ‘Le Figaro’, për takimin Kurti-Macron në Paris, ku shkruan se presidenti francez po i hapë dyert Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian./KlanKosova/