EULEX-i do të bëjë prezantimin e raportit për sundimin e ligjit në Kosovë

EULEX-i këtë të enjte do të bëjë prezantimin e raportit të tij të dytë publik të monitorimit sistematik dhe tematik në drejtësi me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Për përgatitjen e raportit, i cili mbulon periudhën mars 2020 deri tetor 2021, stafi i EULEX-it ka monitoruar 295 raste dhe ka vijuar 378 seanca gjyqësore.

Në këtë prezantim do të marrin pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark./Insajderi/

Read Previous

​Hidhet sot shorti i Ligës së Kombeve, këta janë rivalët e mundshëm të Kosovës

Read Next

Ministrja Gërvalla viziton Luginën e Preshevës