Eshtrat e viktimave të Masakrës së Rezallës do të riatdhesohen në Kosovë më 30 shtator

Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur, ka njoftuar se viktimat e Masakrës së Rrezallës të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak në Serbi, do të riatdhesohen në Republikën e Kosovës më 30 Shtator.

Ky komision në koordinim me familjet ka kërkuar në vazhdimësi që riatdhesimi i këtyre eshtrave të ndodhë sa më parë.

“Bazuar në raportet e identifikimit, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës, Serbi”.

“Riatdhesimi i mbetjeve mortore të viktimave do të realizohet në bashkëpunim me përkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës – Sektorit për Krime Lufte , Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

‘Qilimi Shqiptar’, fitues i çmimit të parë në ‘Loop Design Awards’

Read Next

Gazeta gjermane, BILD: Serbia e kërcënon Kosovën me luftë