I deleguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë online me gazetar, ka theksuar se SHBA-të janë të vendosur të mos lejojnë që asnjë lider në Ballkanin Perëndimor të tentojë ta diktojë kursin e stabilitetit rajonal.
Top-diplomati amerikan ka ripërsëritur kërkesën amerikane se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë hapa për stabilitet, nëse dëshirojë të vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimeve euro-atlantike.
“Ne kemi kërkuar nga të dy vendet që të bëjnë hapa për stabilitet, nëse duan të vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimit. Një vend dhe një lider nuk do ta diktojë kursin e stabiliteti rajonal, ata që refuzojnë partneritetin do kenë pasoja”, ka thënë fillimisht Escobar.
/albanianpost/