Eroll Salihu jep dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm në FFK

Federata e Futbollit te Kosovës, nuk është duke kaluar në ditë të mira sa i përket organizimit të brendshëm.

Shtëpia e madhe e futbollit kosovar është duke kaluar në turbulenca. Ajo që tani trondit FFK-në është largimi i Eroll Salihut nga posti i sekretarit.

Por, në faqen zyrtare të FFK-së, është cekur se me kërkesë të veçantë nga Eroll Salihu, KE e ka liruar nga detyra.

“Ndërkaq, me kërkesën e veçantë të Sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, KE e liroi nga detyra e Sekretarit të përgjithshëm dhe e emëroi si drejtor për çështje sportive – Këshilltar senior Ligjor. Z. Salihu e falënderoi KE dhe presidentin Ademi, duke potencuar se ka shërbyer për 15 vjet si Sekretar i përgjithshëm dhe tash dëshiron t’i kthehet çështjeve profesionale sportive dhe ligjore. Duhet të theksohet se z. Salihu është anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s dhe kryetar i Këshillit të Arbitrazhit Sportive në KOK-ut ku do të vazhdojë edhe më tutje”, thuhet në njoftimin e FFK-së./korrektpress.org/

Read Previous

Gjakovës i shtohet gjallëria, bashkatdhetarët arsye

Read Next

Brabham zbuloi veturën e re të konceptit BT63 GT2