Ermal Vejsa: Vjena vendi i duhur për studentët shqiptar

Të vendosësh se ku të studiosh është një vendim i ndërlikuar, mund të duket e jashtëzakonshme të zgjedhësh një vend kur ke të gjithë botën për të eksploruar. Studimi jashtë vendit mund të jetë një nga përvojat më të dobishme për një student. Duke studiuar jashtë vendit, studentët kanë mundësinë të njoftohen me një komb të huaj dhe të marrin joshjen dhe kulturën e tokës së re, një ndër to llogaritet Vjena e cila përshkruhet si një nga vendet më të duhura për studentët shqiptar thotë Ermal Vejsa, dikur student i Vjenës tani I diplomuar si menaxher i aktiviteteve kulturore në Vjenë.

Ermali tregon se Vjena të jep edhe mundësinë të studiosh dhe të punosh në të njëjtën kohë.

Vejsa ka dhe disa këshilla për ata që zgjedhin Vjenën destinacion të studimeve.

Studimi jashtë vendit, si pjesë e edukimit të studentit, konsiderohet nga shume analistë edukimi një nga mënyrat më efektive për studentët për sa lidhet me zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të tyre individuale, të cilat janë shumë të kërkuara dhe të nevojshme në ditët e sotme të një mjedisi global dhe në tregun e punës në përgjithësi.

Read Previous

Kjo është ferma e familjes Markaj në fshatin Korenicë të Gjakovës

Read Next

Parashikimi i motit sot dhe për ditët në vijim