Erdogan: Turqia vazhdon përpjekjet për zbutjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, ka deklaruar se Turqia ka vazhduar përpjekjet për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas një takimi të kabinetit të mbajtur në Ankara, Erdogan gjithashtu tha se Turqia ka vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Bosnje e Hercegovinë, shkruan Anadolu.

“Ne vazhduam përpjekjet tona për të zgjidhur bllokimin politik në Bosnje e Hercegovinë dhe për të lehtësuar tensionin në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Erdogan. /EO/

Read Previous

Kurti takohet sot me kryetarët e komunave

Read Next

Përkeqësohet moti në Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën thirrje për gadishmëri të mjeteve lundruese